Biografia e pronarit Asllan Dibranit të firmës Dibrani-Transport
Asllan Dibrani ka
lindur në fshatin Dabishevc, një fshat i cili shtrihet në vargmalet e malësisë së
Gollakut, në bukuritë piktoreske të një natyre shumë të pasur, me një histori të
veçantë ku përkufizohet me Serbinë e sotshme dhe që ka pasur luftëra të shpeshta
me pushtuesin sllav, ku në luftën e dytë botërore me një rezistencë të paparë krisi
edhe pushka e parë në shtetet e Ballkanit kundër fashizmit gjerman dhe mercenareve
serbë që sulmuan fshatin për të kaluar me forcat e veta në brendësin e Kosovës për
të vazhduar pushtimin edhe në shtetet tjera, ( e jo siç falsifikohet historia nga
historian serbë që pushka e parë kundër fashizmit ka krisur në Serbi ) aty mbetën
të vrarë mbi 27 gjerman dhe shumë mercenar serbë me ç’rast si hakmarrje pas një jave
që erdhën forcat nga Berlini u dogj fshati në tërësi, pos tri shtëpi shpëtuan,ndërsa
në luftën e fundit nuk mbeti pa u djegur as një shtëpi. Asllani si fëmijë ishte i
frymëzuar nga gjyshja e vetë duke i treguar mbi të kaluarën e fshatit të djegur në
tërësi pastaj gërshetimin e ngjyrave fillimisht e filloj si piktorë qysh në moshën
femërore. Rrjedh nga një familje bujare dhe patriotike, babain e kishte një skalitës
guri që u marrë me ndërtimin e objekteve të ndryshme duke i skalitur dhe i gdhendur
gurët në stilin artistik ishte i njohur dhe shumë i kërkuar.. Shkollën fillore e
kreu në fshatin e lindjes, kurse shkollën e mesme e kreu ne Prishtinë, ku gjithashtu
studioi në Universitetin e Kosovës në Prishtinë në fakultetin filozofik drejtimi
gjuhë dhe letërsi shqipe por për shkaqe të aktiviteteve politike si student u arrestua
nga UBD-ja jugosllave në vitin 1984 një vit para se ta mbaroj fakultetin me ç'rast
u dënua me 10 vjet burg.
Me pikturë është marrë qysh nga bankat e shkollës fillore
por gjatë qëndrimit në burgun e Nishit, nuk e la anash artin por përkundrazi e ushtroj
dhe e përvetësoi edhe ma tepër me shokët e burgut siç ishin Gursel Sylejmani, ish
student i Akademisë se Arteve në Shkup, sot i ndjerë i cili ra heroikisht në luftën
e Kosovës në Jezercë të Ferizajt nën petkun te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke
e mbrojtur atdheun. Në burgun e Nishit gjithashtu në fushën e artit ishin të njohur
edhe Majë Syla,Martin Çuni Hydajet Hyseni Kadri Llugaliu dhe Musli Kusumi. Punimet
e artit ju murrën në burgun e Nishit nga organet e burgut dhe nuk mundën ta shohin
dritën as një herë, pos disa kartolinave dhe disa shkrime poezive që ishin te realizuara
përmes letrave në korrespondencë me familjen e vetë në atë periudhë. Pas daljes nga
burgu Asllanit nuk ju lejua që ta vazhdoj studimin ne Universitetin e Kosovës. Nga
izolimi dhe presionet qe iu bëheshin nga UDB-ja jugosllave, familjes së tij dhe këtij
personalisht u detyrua të emigroi në Gjermani në shtatorin e vitit 1993 si shumë
emigrant të tjerë. Pasi erdhi ne Gjermani filloi menjëherë aktivitetin për çështjen
kombëtare gjithherë ku e kërkoj nevoja. Në Kosovë ka udhëhequr firmën tregtare „
Dafina Commerc“ në Prishtinë.
Është një njeri shume dimensional dhe i pa krahasueshëm
i njohur si biznesmen, intelektual, krijues,humanitar, piktor,është anëtar i kryesisë
së „Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani“ u marrë me shkrime,me
theks te veçantë me publicistikë ku ka shumë shkrime qe përkon gjendjes aktuale te
popullit shqiptar,me aktrim ka luajtur rolin e Adem Jasharit disa herë, njëkohësisht
me pikturë, që ka hapur ekspozita të përbashkëta me piktor gjerman dhe ekspozita
personale. Ai ka themeluar „Qendrën Kulturore Shqiptare në Shtuttgart“, ka themeluar
shoqërinë kulturore artistike „Dardania“, dhe është në formim e sipër të shoqatës
së piktorëve shqiptarë në Gjermani.
Në periudha të ndryshme ishte i anëtare i kryesisë
së Bashkësisë
Shqiptare në Gjermani, anëtar i Bashkimit të Intelektualëve për Gjermani.
U murrë me aktivitete të ndryshme të kulturës dhe të artit, themeloj edhe Bashkësinë
Shqiptare për Baden-Württemberg në Stuttgart. Qe dhjete vite ka një firmë transporti
„Dibranin Transport“ për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Është i njohur në fushën
humanitarë me ç'raste ka ndihmuar disa herë familjet të rrezikuara në Kosovë, ka
ndihmuar "Shtëpinë e pleqve në Prishtinë", "Fëmijët jetim pa prindër", "Spitalin
emergjencës në Prishtinë ", Shtëpinë e shëndetit në Shtimje, një familje në Llabian
të Gjilanit që me iniciativën e tij iu ndërtua shtëpia që ishte në një skajshmëri
të varfërisë e njohur edhe përmes medieve në Kosovë etj. etj. "Firma Dibrani Transport"
bashkëpunon edhe me organizata humanitare gjermane, si me Karitasin dhe organizata
të tjera humanitare.
Riaktivizimin si piktorë e bëri në vitin 1993/ 94/ 95 në qytetin
e Bodensees, sidomos në zezonat verore, me që janë pika turistike siç është qyteti
Mersburg, Lindau, Konstanz dhe Friedrichshafen, punonte portrete dhe punime murore
sipas porosis. Punon në realizëm në stile të ndryshme në vaj, akuarel, grafikë, pastele
por edhe në drugdhendje. Një punim i tij gjendet në Muzeun e Shkodrës, Shqipëri,
portreti i heroinës Maria Shllakut. Punon edhe në karikatura sidomos në karikatura
me karakter politike .
Si ëndërr dhe aktivitet të veçante aktual ka themelimin e një
"Shoqate
të Piktoreve Shqiptarë në Gjermani dhe ma gjerë, ku që 14 vite me aktivitete
të herëpashershme me biseda, takime, thirrje, konsulta, sot i ka rreth 30 piktorë
të ndryshëm ne Gjermani,Austri,Holande,Belgjikë, Zvicër etj , që pritet idenë e tij
për ta bërë realitet.
Një shoqatë, e cila është shumë e domosdoshme të veproj dhe
ta bashkojë artin e brushave të tyre në Gjermani por edhe me gjerë.