Ne jemi një firmë Transportesh Shqipëtare, me qendër në Stuttgart Gjermani.


Ne kemi një përvojë pune të gjatë dhe të suksesshme, me të cilën u kemi shërbyer bashkatdhetarëve tanë, në Kosove por dhe në Evropë. Njëkohësisht ne kemi krijuar miq e bashkëpunëtorë të huaj!
Ne garantojmë me punën tonë:
Siguri, Korrektësi, Shpejtësi, ndihmë e mirëkuptim edhe për ata që kanë nevojë.

Malli i juaj është i garantuar prej momentit që pranohet nga personeli ynë në terren dhe deri në pikën e dozimit tek pranuesi, i caktuar nga ana juaj.

Shërbimet e transportit i kryejmë që nga gjërat më të vogla e deri tek mjetet e rënda. Mjetet e transportit i kemi që nga vetura, kombi transportues, rimorkiot kamionët e mëdhenj 7,5 tona deri në 42 tona. Për mallin tuaj kryejmë shërbimet e shpedicionit, njëkohësisht dhe zhdoganimin e mallit tuaj, sipas marrëveshjes së udhëheqësit kryesorë të kësaj ndërmarrje z. Asllan Dibrani.
Drejtuesi dhe pronari i kësaj Firme është z. Asllan Dibrani i cili ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në fusha të ndryshme gjatë aktiviteteve të tij, deri me sot. Sa për prezantim theksojmë se:

Ai është përfaqësues i „ Dibranit Transport „ të njohur me emrin „Vëllezërit Dibrani“ që nga mbarimi i luftës së Kosovës. Në Kosovë ka udhëhequr firmën tregtare „ Dafina Commerc“ në Prishtinë. Në ish regjimin jugosllav ai ka qenë i burgosur politik 10 vite. Ka studiuar në fakultetin filozofik gjuhë-letërsi shqipe, është një njeri shume dimensional dhe i pa krahasueshëm i njohur si biznesmen, intelektual, krijues,humanitar, piktor,është anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjemani u marrë me shkrime,me aktrim qe ka luajtur rolin e Adem Jasharit disa herë, njëkohësisht me pikturë, që ka hapur ekspozita të përbashkëta me piktorë gjermanë dhe ekspozita personale. Ai ka themeluar „Qendrën Kulturore Shqiptare në Shtuttgart“, ka themeluar shoqërinë kulturore artistike „Dardania“, dhe është në formim e sipër të shoqatës së piktorëve shqiptare në Gjermani.

Ata që e ndiejnë vetën të gatshëm në këto lëmi mund të ofrojnë bashkëpunim ose të lajmohen si anëtar të shoqatës së piktorëve apo ndonjë fushë tjetër. Për personat e biznesit, të firmave në Gjermani, jemi të interesuar që ta kemi një numër adresash të tyre në zyrën tonë, me kusht që të mbesim në kontakt më vonë, të takohemi për ndonjë simpozium kushtuar gjendjes ekonomike të Kosovës, për të gjetur bashkërisht mundësi se si ta ndihmojmë ekonominë e Kosovës dhe gjendjen aktuale të mjerueshme të një pjesë të popullatës.
Mendojmë që ne shqiptarët në shtetet e perëndimit, jemi ata që e ndihmojmë atdheun tonë të dashur dhe të shtrenjtë moralisht dhe materialisht. Propozojmë për te interesuarit, një takim që të shqyrtohet mundësia e financimit nga biznesmenët kosovarë në perëndim dhe krijimin e kushteve paraprake të favorshme për ne, duke i propozuar rrugë dhe plane qeverisë së Kosovës dhe sytarëve të huaj për një privilegj financues në Kosovë.

Bëjmë thirrje që:

Të mundësohen lehtësime për investitorin shqiptar nga perëndimi që duan të investojnë në Kosovë dhe të kenë një siguri të plotë si investitor dhe një përkrahje nga Qeveria e Kosovës me qëllim që ta shfrytëzojnë potencialin dhe kapitalin e biznesmenëve shqiptar në përendem.

Ne do të kemi mirëkuptim për ata njerëz që kanë sadopak mundësi të ofrojnë një bashkëpunim përmes mendimeve dhe ideve, për një realizim takimesh të biznesmenëve shqiptar, kudo që të dëshirojë shumica e të interesuarve, si në Gjermani, apo në cilindo vend tjetër, oferta e jonë mbetet e hapur sipas mundësive dhe kontakteve përmes telefonave tonë dhe shkrimeve përmes E-Mail adresës sonë info@dibrani-transport.de.

 

Home Destinimet Shërbimet Tona Ofertë bashkëpunimi Aktivitete Info për ne Kontakt Linkat